Prishtina për herë të parë me Muze

Prishtinë | 12 Tet 2018 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova ka njoftuar se sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal është themeluar Muzeu i Prishtinës.

Për këtë gjë ai ka falënderuar këshilltarët komunal për votën nga të gjitha partitë dhe njëkohësisht ka uruar qytetarët për këtë lajm.

“Sot në Kuvendin Komunal u themelua Muzeu i Prishtinës si institucion. Është hera e parë që kryeqyteti e ka një institucion të tillë komunal.Falënderoj këshilltarët komunal për votën, nga të gjitha partitë. Dhe uroj qytetarët për këtë lajm të gëzueshëm që i hapë rrugë muzeut Ibrahim Kodra, muzeut të shtëpive-shkolla, muzeut përkujtimor dhe projekteve tjera në proces.Urime!”, ka shkrua Rugova në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme