KF Malisheva ka marrë një goditje të madhe para fillimit të edicionit të ri.
Tashmë, presidenti i këtij klubi, Afrim Bytyqi, ka paraqitur dorëheqjen nga kjo skuadër.
Ai e ka bërë të ditur këtë lajmin përmes një postimi në Facebook, duke i sqaruar edhe arsyet e dorëheqjes.
Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
“Unë Afrim Bytyqi paraqes dorheqjen time te parevokueshme nga posti presidentit te klubit te futbollit te Kf Uv Malisheva.
Paraqes dorheqjen time per arsye personale dhe shkaku i angazhimeve qe kam ne jeten private dhe ne biznes.
Falenderoj te gjithë sportdashesit, tifozet, ne veqanti futbollistet ku edhe njeherit ishin ma meritoret per suksesin historik qe arritem inkuadrimin ne ligen e parë te Kosoves.
Falenderoj stafin Kastriot Kafexhollii, Kastriot Telaku, Skender Ulluri dhe trejnerin Senad Alirifa per sukseset dhe bashkpunimin fantastik qe patem. Falenderoj te gjithë sponzoret per bashkpunimin qe patem, falenderoj komunen e Malisheves e ne veqanti kryetarin Ragip Begaj per ndihmen dhe kontributin e vazhdueshem…!
Klubit i deshiroj shume suksese ne vazhdimsi, klubit i deshiroj suksese shume te mdhaja.,
Me respekt shume te madh ish presidenti Afrim Bytyqi”.