Një person është arrestuar dje në Prizren për dhënie të ryshfetit zyrtarëve policorë.
“Rreth orës 21:40 minuta në hyrje-dalje të autostradës në Veri, në një pikë kontrolli, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë është ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë. Gjatë proceduarve të kontrollimit të dokumenteve, shoferi i kishte ofruar një bankënotë prej 20 eurove në formë ryshfeti për mos shqiptimin e gjobës”, njofton policia.
Shoferi i dyshuar është shoqëruar për në stacion policor për inicimin e rastit dhe paratë e ofruara janë sekuestruar në cilësi të provës materiale.
Lidhur me rastin prokurori i shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit t’i sekuestrohet dokumenti i udhëtimit me qëllim që i njëjti të paraqitet në prokurori për procedura të mëtejm.