Mediat kosovare humbën një maestro. Kështu u vlerësua sot në akademinë përkujtimore kushtuar ish- drejtorit të RTK-së, Agim Zatriqi, i cili ndërroi jetë mbrëmë në moshën 66-vjeçare.
Familjarë, miq e kolegë kujtuan përvojat dhe mësimet që morën nga i ndjeri.
I lumtur me nderimet që po i bëhen të atit, djali Astriti tha se vlera e punës së tij në media do t’i mbijetojë kohës.
Ndërsa shokët dhe kolegët e të ndjerit thanë se ndarja nga jeta e njeriut që drejtoi për 8 vjet televizionin publik të Kosovës është humbje e madhe për mediet kosovare.
I ndjeri u kujtua veçanërisht për vlerat e larta të profesionalizmit që ka treguar në punë.
Zatriqi udhëhoqi RTK-në gjatë periudhës 2001-2009, ndërsa konsiderohet njëri ndër ekspertët më të shquar të medieve kosovare.