Shpëtim Kabashi 23 vjeçar nga komuna e Rahovecit, vdiq dje pasi u godit nga rrufeja. I riu në momentin tragjik për jetën ishte në vendin e punës në Gjakovë, punonte ndërtimtar, raporton Gazeta Express. Rrufeja goditi edhe shokun e tij të punës, ai momentalisht po trajtohet në QKUK dhe mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Fqinjët e Shpëtimit e kanë përshkruar atë si djalë të urtë dhe punëtor. Ata thanë se i riu punonte ndërtimtar. Bëhet e ditur se atij tashmë i është dhënë lamtumira e fundit dhe e pamja për të po qëndron e hapur.
Detaje për rastin janë dhënë edhe në raportin e sotëm të policisë:
Raportohet se dy viktima meshkuj K-Shqiptar, gjersa kanë qenë duke punuar, dyshohet se janë godit nga rrufeja ku njëri ka vdekur në vend, ndërsa tjetri në gjendje të rëndë është dërguar në QKUK . Në vend ngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i lirohet familjarëve për ceremoni mortore.