Jepini fund diarresë duke përdorur hithra dhe mollë të egra

Prishtinë | 23 Kor 2023 | 00:46 | Nga Ekonomia Online

Diarreja është një sëmundje e shpeshtë te fëmijët, sidomos i atyre të moshës së gjirit.

Nga sëmundja preken më shumë fëmijët që ushqehen me ushqim artificial se sa ata që ushqehen me qumësht gjiri.

Shkaktarët e sëmundjes janë mikrobet e ndryshme, më i shpeshtë është bakterium koli, por mund ta shkaktojë edhe streptokoku, stafilokoku dhe shumë mikrobe të tjera.

Infektimi i fëmijëve me anë të futjes së mikrobeve nga goja. Kjo mund të ndodh nga duart e pista, ushqimet e infektuara si dhe frutat apo perimet e palara.

Trajtimi

Merrni 300 gr lëvore shegë të thara e të grimcuara. Hidhen në 1 litër ujë dhe ziehen deri sa të mbetet gjysma e lëngut. Ena lihet e mbuluar sa të ftohet. Kullohet dhe pihet 1 filxhan 2 herë në ditë.

Përzihet gjysëm luge kafeje me limontos dhe kafe të bluar dhe hidhet e gjitha që në shenjat e para të diarresë. Kjo vlen për moshat e rritura.

Merrni një grusht me gjethe ftoi dhe i zieni me 1 litër ujë për gjysmë ore. Pas zierjes i kulloni dhe atë lëng hidhni 1 filxhan kafeje me lëng trëndafili. Nga ky ilaç i jepni të sëmurit 1 filxhan çdo orë. Po nga ky lëng i bëni kompresa të ngrohta në kërthizë.

Merrni një dorë lëvore nga degët e reja të hithrës. I thërrmoni e i zieni në 1 litër ujë. Pastaj i kulloni. Nga ky ilaç i jepni të sëmurit 3 filxhana në ditë para buke.

Merrni disa gjethe të thara të fikut. I copëtoni dhe i bëni pluhur, pastaj i pini me ujë disa herë në ditë. Kjo metodë ka dhënë rezultate të mira kundër diarresë.

Edhe mollët e egra përdoren kundër diarresë. Merrni 1 lugë me mollë të thara dhe i zieni me 1 gotë ujë për 10-15 minuta. Pastaj kullohet dhe u jepet fëmijëve, duke pirë 1 filxhan kafeje 2-3 herë në ditë, të ëmbëlsuar me pak sheqer.

Kjo metodë shërben për të gjitha moshat. /mapo.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme