Jeremiç: Vuçiç ofroi shkëmbim territoresh me Kosovën

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 10:37 | Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka ofruar shkëmbim territoresh si zgjidhje për çështjen e Kosovës. Këtë e tha ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic. Në një takim të Partisë Popullore, president i së cilës është, Jeremiç deklaroi se presidenti serb ka ofruar jugun e Serbisë në këmbim të veriut të Kosovës, por një gjë të tillë nuk e ka pranuar bashkësia ndërkombëtare.

Kjo e fundit sipas mediave serbe nuk ka ofruar asgjë tjetër “përveçse të nënshkruhet marrëveshja me të cilën Kosova do të hynte në OKB’.Jeremiç hodhi poshtë kritikat se gabimet e Serbisë në raport me Kosovën janë bërë para 10 vjetësh, kur ai ishte shef i diplomacisë serbe. Gabimi me i madh sipas tij është bërë në vitet 1998-1999, kur për shkak të politikës së pushtetit të atëhershëm ka pasuar bombardime, dhe më pas tërheqje te Serbisë nga Kosova.

“Beogradi i ka përmbushur të gjitha kushtet nga Marrëveshja e Brukselit, por në këmbim nuk ka fituar asgjë, “përveç premtimit për një Asociacion mjaft të dobët, e as ai nuk është zbatuar”, ishin fjalët e Jeremiç.

“Pas disfatës së diplomacisë së Qeverisë, vijmë në situatën kur duhet dorëzuar një gjë – vendi i Kosovës në OKB. Kërkesa i është vënë në tryezë Serbisë, përmes marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Jeremiç. Sipas tij, kriminelet që kanë zëvendësuar shtetin në veri të Kosovës, po e shtrijnë ndikimin e tyre edhe në pjesë të tjera të Serbisë.

Të ngjashme