Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se rezultatet e pushtetit në Serbi në çështjen e Kosovës janë humbëse pasi ato kanë sjellë një nga një gjëra në disfavor të shtetit serb.
Ai ka shtuar se nuk ka pasur negociata për asgjë e në vitin e ardhshëm pushteti më Beograd do ta marrë për nënshkrim marrëveshjen për normalizim të gjithanshëm në të cilën do të gjendet paragrafi i cili Kosovës do t’ia mundësojë anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, shkruan FoNet.
Jeremiq ka sqaruar se bëhet fjalë për qëndrimin detyrues që Serbia dhe Kosova nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën në institucionet ndërkombëtare dhe kjo e shpie Kosovën drejtpërdrejt në ulëse të OKB-së.
Sipas fjalëve të Jeremiqit, kjo është e para herë që në marrëdhëniet ndërkombëtare gjërat të implementohen derisa të mos bisedohet për të gjitha gjërat.
Jeremiq ka theksuar se ka njohuri që kryetari serb Aleksandar Vuçiq palës amerikane ia ka paraqitur idenë për ndarje të Kosovës, e cila doemos nuk është zgjidhja më e keqe,tha ai. porse këtë e ka bërë në mënyrë joprofesionale, pa përgatitje dhe në nivel joadekuat.
Vuk Jermiq, ish – ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë e kryetar njëvjeçar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB në vitin 2012, kishte deklaruar se Kosova vetëm përmbi trupin e tij të vdekur do të anëtarësohet në këtë organizatë.