Presidenti i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se Perëndimi nuk do “t’ia shoh shpinën Vuçiqit” derisa ai nuk e kryen atë çfarë ka premtuar – marrëveshjen me Kosovën sipas të cilës Kosova “e vetëshpallur” do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, ndërsa Serbia përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme do të heqë dorë nga Kosova.
Jeremiq gjithashtu ka deklaruar për RT e Vojvodinës se “të gjitha kërkesat e opozitë të cilët protestojnë nëpër gjithë Serbinë janë me emërues të përbashkët – dorëheqja e presidentit të shtetit Aleksandar Vuçiq.
Sipas Jeremiq, kjo duhet të arrihet me marrëveshje për zgjedhje fer dhe demokratike dhe ka paralajmëruar se nëse kjo kërkesë nuk plotësohet deri më 13 prill, atëherë është i mundur radikalizmi i protestave në kuptimin e mosbindjes qytetare me ç‘rast ndërpritet mësimi nëpër universitete dhe bllokohen trafiku dhe institucionet”.
Ndryshe, muajve të fundit opozita e Serbisë ka mbajtur protesta të shpeshta e masive kundër pushtetit të Vuciqit.
Javën e kaluar protestuesit hynë në Televizionin Publik gjatë demonstratave për lirinë e mediave.