Këngëtarja Jessie J kohët e fundit publikoi një foto në Instagramin e saj që u bë temë e debatit.
Ajo ka marrë kritika të shumta për pamjen e saj fizike, dhe shumë prej komentuesve e kanë qortuar pse shfaq trupin me celulit.
“Më duhej vite për të ngjyrosur flokët kështu. Nuanca ime është ngjyra e humorit tim. Dhe për ata që më thonë se kam celulit, e di. Kam një pasqyrë”, tha këngëtarja.
Jessie, e cila është në lidhje me aktorin Channing Tatum që nga tetori i kaluar, para disa muajve në një koncert ndau me tifozët e saj lajmin se ajo nuk mund të jetë nënë për shkak të problemeve shëndetësore.