Jeta e Brad Pittit nuk është krejt “shkëlqyese”

Prishtinë | 04 Maj 2017 | 13:28 | Nga

Jeta është e vështirë edhe për ata, për të cilët mendojmë se jetojnë në mes të të mirave.

Aktori i njohur, Brad Pitt ka bërë një rrëfim të sinqertë për revistën GQ.

Ai ka rrëfyer problemin e tij shokues, që solli edhe shkatërrimin e martesës me aktoren Angelina Jolie dhe rrënoi familjen e re.

Superylli 53-vjeçar foli për betejën e tij me alkoolin në intervistën e parë që prej ndarjes me aktoren.

Aktori tha se ishte kthyer në një pijanec profesionist, pasi mund të pinte edhe “një rus poshtë tavolinës me vodkën e tij”.

Brad, që tani ka nisur një terapi për të luftuar djajtë e tij, tha se ai nuk mban mend të ketë kaluar një ditë pa pirë alkool ose kanabis që prej kolegjit.

Aktori tha se ndarja me Angelina Jolie ka qenë si vdekje.

Pitt tha se ndjehet si i vonuar mendërisht kur bie fjala tek emocionet.

Për momentin ai thotë se e ka lënë hashashin dhe alkoolin.

Vitin e shkuar, Angelia Jolie depozitoi krejt papritur letrat për divorc.

Në atë kohë u spekulua shumë se aktori i kishte dhunuar fëmijët e tij dhe bashkëshorten.

Para pak ditësh, Pitt u fotografua në gjendje të mjeruar.

Ai dukej shumë i rrënuar dhe i dobësuar.

Aktori tha se tani konsumon vetëm ujë me gaz dhe lëng manaferrash.

Ai është nën terapi.

Duke pranuar se fajin për ndarjen me Jolie e ka vetë ai, aktori tha: “Jam një gomar. Është një ide idiote që bota është e drejtë. Dhe ta mendosh që këtë e thotë një person që ka fituar lotarinë. Fitova lotarinë dhe sërish e shpenzoj kohën me këto gjëra të ulëta”.

Brad u angazhua se do i japë familjes së tij vëmendje të plotë.

“Fëmijët janë kaq delikatë. Ata përthithin gjithçka. Ata kanë nevojë që dikush t’ua mbajë dorën dhe t’u shpjegojë gjërat”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme