Fotografi amerikan Tim Laman u shpall fituesi i konkursit prestigjioz vjetor për imazhin e tij “Jetë të ndërthurura”, që tregon riskun e zhdukjes së orangutangut Bornean në një pyll indonezian.
Çmimi është dhënë për një histori të treguar përmes gjashtë imazhesh, të cilat janë gjykuar për fuqinë e tyre të rrëfimit të historisë në tërësi, si dhe për cilësitë e tyre individuale.
Imazhet do të shfaqjen në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër nga data 21 tetor, para turneut ndërkombëtar.