Jeta nuk është të punosh gjithë javën dhe të shtunën të shkosh për pazar

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Sipas Juan Luis Arsuaga, një paleoanthropolog i mirënjohur spanjoll, nëse kuptojmë se nga kemi ardhur, mund të vlerësojmë më mirë ekzistencën tonë. Sipas tij jeta nuk është ajo që ndodh nëse ti punon gjatë gjithë javës dhe të shtunave shkon për të bërë pazar. Në një intervistë për “El País”, Arsuaga shpjegon filozofinë e tij për të jetuar më mirë të tashmen: të kërkojmë atë që është e bukur në jetë.

“Vlerësimi i bukurisë është një çështje edukimi dhe ndjeshmërie,” thotë ai. “Kërkoni bukurinë në jetë. Ka shumë bukuri rreth nesh. Duhet të ketë diçka më shumë këtu. Dhe kjo diçka quhet kulturë: muzika, poezia, natyra, bukuria. Kjo është ajo që ne duhet të vlerësojmë dhe që kemi nevojë të shijojmë, përndryshe kjo jetesë është e ndyrë”, informon dritare.net

LEXO DHE : Historia e një mjekeje që ndryshoi përgjithmonë, pas një gabimi që desh i mori jetën pacientes

Arsuaga, i cili është drejtori shkencor i “Museo de la Evolución Humana” sapo ka botuar librin e tij “Vida, la gran historia” (Jeta, historia e madhe) ku, duke u nisur nga pyetjet e mëdha ekzistenciale, ai rindërton historinë e jetës në Tokë.

“Ne të gjithë duhet ta dimë pse jemi këtu,” shpjegon ai për “El País”, “Kjo pyetje, e cila është e brendshme për qeniet njerëzore, është më e rëndësishmja që ne mund t’i bëjmë vetes”, thotë paleoanthropologu i njohur spanjoll. (Huffingtonpost)

Të ngjashme