Do të vijë momenti kur Lionel Messit do t’i duhet ta braktisë Barcelonën, dhe Ronaldinho është në kërkim të dikujt që i posedon të paktën gjysmën e aftësive të Messit për t’u shfaqur dhe për ta pasuar më të madhin e të gjitha kohërave.
Lideri i La Ligës nuk nevojë të nisë ta planifikojë jetën pa pesë herë fituesin e Topit të Artë njëherë, pasi magjiku argjentinas ende është vetëm 30 vjeç, transmeton Gazeta Express.
Por ajo ditë do të vijë, megjithatë, dhe nuk do të jetë detyrë e lehtë të zëvendësohet një ikonë e kohës moderne.
Barça, megjithatë, i ka zëvendësuar figurat legjendare në të kaluarën dhe njëra prej tyre shpreson se një trashëgimtar i përshtatshëm do të dalë së shpejti në “Camp Nou”.
Dy herë fituesi i çmimit lojtari më i mirë i vitit në botë, Ronaldinho, ka thënë për Yahoo Sport për atë se si duhet ta zëvendësojë Messin Barcelona: “Thjesht duhet të lutemi dhe të shpresojmë se do të vijë dikush me gjysmën e aftësive të tij. Kjo do të ishte e mjaftueshme”.