Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, përmes donatorëve të ndryshëm, po vazhdon t’iu ndihmojl familjeve me kushte të rënda.
Kësaj here kjo shoqatë do të bëjë renovimin komplet të shtëpisë së familjes së Ibish Çoçajt nga Prizreni.
Gjendja e tanishme e kësaj familje është shumë e rëndë; zonja e kësaj familje është e sëmurë dhe ka problem psikike dhe ka nevojë për ilaçe dhe kurim të vazhdueshëm.
Donator për renovimin e shtëpisë së Çoçajt është donatori i rregullt Sadik Tola nga komuna e Gjakovës, me banim në Bern të Zvicrës.
Ai i ka marrë përsipër shpenzimet e renovimit komplet të shtëpisë për këtë familje.
Përveç rregullimit të shtëpisë, Sadiku e ka marrë përsipër edhe punësimin e djalit të vetëm të kësaj familje, duke ia siguruar një pagë mujore.
Shpenzimet komplet që ka marr përsipër z. Sadik Tola janë 7 500 euro.