Në një tubim madhështor elektoral në Isniq, kandidati i LDK-së për kryetar të Deçanit, Jeton Mushkolaj, u prit me përkrahje të fuqishme nga banorët, duke e cilësuar këtë mbështetje si vulë e fitores së ardhshme.
“Isniqi sërish dëshmoi pjekuri politike dhe besnikëri ndaj vlerave të djathta. Kjo nuk është vetëm një mbështetje simbolike, por një zë i fuqishëm për ndryshim, për zhvillim dhe për qeverisje të ndershme,” tha Mushkolaj para qytetarëve.
Ai premtoi investime konkrete në infrastrukturë, arsim, bujqësi dhe mirëqenie sociale, duke theksuar se “zëri i Isniqit do të respektohet me vepra, jo vetëm me fjalë”.