Kandidati i LDK-së për kryetar të Deçanit në zgjedhjet e 12 tetorit, Jeton Mushkolaj, vizitoi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukehaxhaj”.
Postimi i plotë:
Sot realizuam një vizitë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukehaxhaj”, ku patëm mundësinë të takohemi me stafin e mrekullueshëm të kësaj qendre. Edhe pse udhëheqësit e qendrës nuk gjetën kohë për t’u takuar me ne, ne mbetemi të vendosur që stafi i jashtëzakonshëm i kësaj qendre të marrë meritat e duhura. Ata janë heronjtë tanë, përkushtimi dhe puna e tyre e palodhur janë arsyeja pse ne jemi krenarë për ta.
Mesazhi ynë është i qartë: me ndryshimin që do ta sjellim së bashku, mjekët do të trajtohen si heronj, sepse vetëm duke vlerësuar dhe mbështetur ata, shërbimi shëndetësor do të përmirësohet në mënyrë të qëndrueshme.



