Jevtiq: Vuçiq ka vendosur ta ndihmojë financiarisht çdo familje që jeton në Kosovë

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtiq, ka zhvilluar një takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Jevtiq ka thënë se kanë folur me presidentin serb për aktualitetin politik dhe rezultatet e zgjedhjeve.

Sipas tij, Vuçiq ka premtuar ndihmë financiare për çdo familje që jeton në Kosovë.

“Përveç projekteve të infrastrukturës, spitaleve dhe shkollave të reja që do të ndërtohen, presidenti vendosi gjithashtu të ndihmojë financiarisht çdo familje që jeton në Kosovë, veçanërisht ata qytetarë që janë të papunë”, ka shkruar Jevtiq në rrjetet sociale

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme