Dergimi i Statutit te Asociacionit/ Autonomisë për serbët në Kosovë në Gjykatën Kushtetuese është fillimi i pakthyeshëm dhe i pandalshëm i formimit të një monstrumi politik, juridik e administrativ që do ta bëjë Kosovën shtet jofunksional.
Asociacioni ka të drejtë me maru shkolla, spitale, ndërtesa publike, me ba ndërtime në vendet e trashëgimisë kulturore, lëshon diploma ne arsim e shëndetësi, ka te drejte me themelu ndërmarrje publike, me ba investime kapitale, me pasë pronën e vet, me referu çeshtje ne Gjykate Kushtetuese, ka zyrën e ankesave, ka zyrën per ndihmë juridike, i ka kufijtë e tij administrativ, komunikon direkt dhe veçmas me Qeverinë e Kosoves si entitet i veçant, i referohet Rezolutës 1244 dhe ka arbitrazhin e BE-se si instrument për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mes te Asociacionit dhe Qeverisë, dhe shteti i Kosovës nuk ka me mujt me shpërbë asnjëherë.
Prandaj, nese me Ahtisarin e kem fitu shtetin si arritje epokale, me Asociacionin po e përjetësojmë problemin dhe po e shkatërrojmë karakterin unitar te shtetit jo në shkëmbim te njohjes nga Serbia, as të anëtarësimit ne NATO, apo BE apo OKB, por për nje karrige në Keshillin e Evropës.
A ia vlen? Definitivisht jo!