Këngëtarja Kida duket se ka ndërmend që të bëj bujë sonte me dy këngë të reja
Ajo ka ditë që ka paralajmëruar këngën e saj të re me Mozzik dhe sonte dyshja ka paralajmëruar lansimin e dy këngëve pas orës 24:00.
Kështu sipas një burimi të Express, Kida do të lansojë sonte dy këngë e që të dyja do të jenë në bashkëpunim me reperin Mozzik.
Kënga e parë më shumë gjasë që do të lansohet do të jetë kënga me titull “Paranoja” kurse kënga e dy do të jetë kënga me titull “Pishmon”.
Kujtojmë se pesë vite më parë Kida dhe Mozzik kishin depërtuar fuqishëm në skenën e muzikës sonë me këngën “Premtimet”, një këngë që ka më shumë se 49 milionë klikime në youtube.