Jo vetëm Marco Giampaolo, por edhe Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban rrezikojnë largimin nga Milani.
Kuqezinjtë e kanë startin më të dobët në histori të klubit në 81 vite.
Ata kanë fituar vetëm dy nga gjashtë ndeshjet e para në kampionat.
Humbja 3-1 ndaj Fiorentinës ishte një tjetër lëvzije në stolin e Giampaolos që tashmë është duke u folur për largimin e tij.
Gazzetta dello Sport shkruan se nuk është vetëm trajneri në rrezik, pasi Elliot Menagment gjithashtu po i shqyrton pozitat e Paolo Maldinit dhe Zvonimir Bobanit.
Shefi i Elliot, Gordon Singer ishte në stadium gjatë ndeshjes me ‘Violat’, por nuk bisedoi me dyshen drejtuese.