Joe Biden arrin në Londër për funeralin e Mbretëreshës

Prishtinë | 18 Sht 2022 | 08:17 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në Londër për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, që do mbahet të hënën, shkruan BBC.

Biden është në mesin e rreth 500 krerëve të shteteve dhe personaliteteve të huaja që vijnë në Londër për një mbledhje të liderëve botërorë që nuk janë parë për dekada.

Kryeministrat e Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re tashmë kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Presidenti francez Emmanuel Macron, Taoiseach irlandez Micheal Martin, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe presidenti italian Sergio Mattarella janë ndër liderët e tjerë botërorë që pritet të marrin pjesë.

Të pranishëm do të jenë edhe anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë Evropa.

Të ngjashme