Joe Biden fitoi me vendosmëri shtetin kryesor Michigan dhe të paktën tre të tjerë të martën, duke zgjatur më tej epërsinë e tij ndaj Bernie Sanders në garën presidenciale nga radhët e demokratëve.
Ish-nënkryetari gjithashtu fitoi Misuri, Mississippi dhe Idaho, duke i dhënë atij një avantazh të madh në garën për të zgjedhur kush do të përballet me Donald Trump zgjedhjet që do të mbahen në nëntor të këtij viti, transmeton Telegrafi.
Shpresat e Sanders tani mbështeten vetëm në Dakotën e Veriut dhe shtetin Uashington.
Duke iu drejtuar përkrahësve në Filadelfia, Biden theksoi se shumë kishin “deklaruar se kjo kandidaturë ishte e vdekur” vetëm disa ditë më parë, por “tani ne jemi këtu dhe më të fortë”.
Ai gjithashtu u kërkoi mbështetësve të Sanders që të rreshtoheshin pas tij.
“Ne kemi nevojë për ju, ne ju duam, dhe ka një vend në fushatën tonë për secilin prej jush. Dua të falënderoj Bernie Sanders dhe përkrahësit e tij për energjinë e palodhshme dhe pasionin e tyre, “tha Biden. “Ne ndajmë një qëllim të përbashkët dhe së bashku do ta mposhtim Donald Trump”.