Ish-zëvendëspresidenti i ShBA-së, Joe Biden është më i favorizuari për të fituar nominimin nga Partia Demokratike për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020-të.
Kështu bënë të ditur CNN në bazë të një sondazhi të publikuar të dielën që e lëm pas, ndërsa thuhet se fushata e Partisë Demokratike në SHBA do të jetë ndër më madhështoret ndonjëherë.
75-vjeçari ende nuk ka deklaruar synimet e tij për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, por ka pasur lë të kuptohet se ai do të sfidojë Presidentin Donald Trump.
Të anketuarit u pyetën rreth preferencës së tyre për 16 kandidatë të mundshëm në sondazh. Biden doli në krye, por mori vetëm 33% të votave.
Ai ndiqet nga senatori Bernie Sanders i Vermontit, i cili është kandidati i favorizuar në mesin e 13% të të anketuarve dhe senatorja Kamala Harris nga California, të cilët 9% e të anketuarve ishin të favorizuar