Portieri anglez edhe zyrtarisht është larguar nga Manchester City.
Pas dy viteve të kaluara në huazim, fillimisht te Torino e më pas te West Hami, Joe Hart largohet përfundimisht nga City, pasi ka nënshkruar me skuadrën e Burnley, transmeton tch.
Për 31-vjeçarin, Burnley ka paguar rreth katër milionë euro, derisa Hart ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me këtë klub.
Ish-reprezentuesi anglez ka qenë pjesë e Cityt për 12 vite, po ardhja e Pep Guardiolas ka bërë që ai të largohet nga kampionët e Anglisë.
Me “Citizens”, Hart ka fituar dy herë Premier Ligën.