Man Unitedi planifikon transferimin e Ramseyt

Prishtinë | 14 Tet 2018 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori uellsian pritet të jetë lojtar i lirë, pasi nuk po nënshkruan kontratë të re me Arsenalin.

Aaron Ramsey siç duket nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Arsenalin, dhe në verën e ardhshme pritet të jetë lojtar i lirë, transmeton Gazeta Express.

Manchester United do të tentojë për herë të tretë që t’i sigurojë shërbimet e Ramseyt, pasi e ka kërkuar në vitin 2008, dhe gjatë kësaj vere, dhe shpreson që hera e tretë do ta sjellë atë në “Old Trafford”.

Që nga viti 2008, Ramsey i ka 340 paraqitje, ka shënuar 60 gola dhe ka bërë 60 asistime me fanellën e “Gunners”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme