John Bolton paralajmëron Rusinë për praninë ushtarake në Venezuelë

Prishtinë | 29 Mar 2019 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

John Bolton i cili është këshilltar për siguri kombëtare i Presidentit Donald Trump, ka paralajmëruar Rusinë për praninë e saj ushtarake në Venezuelë.

Ai ka thënë se çdo përpjekje për t’i zgjeruar operacionet në Venezuelë do të konsiderohet si “kërcënim i drejtpërdrejtë” për paqen ndërkombëtare, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Ne fuqimisht jemi kundër vendosjes së aseteve ushtarake nga ana e Rusisë në Venezuelë, ose gjetkë në hemisferë”, ka thënë Bolton në një deklaratë.

“Ne do t’i konsiderojmë veprimet e tilla provokuese si një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare në rajon”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme