John Cusack në serialin “Utopia” të Amazonit

Prishtinë | 19 Pri 2019 | 08:05 | Nga Ekonomia Online

John Cusack ka fituar rol në serinë e Amazon “Utopia”, ku luajnë edhe Sasha Lane dhe Rainn Wilson. Bëhet fjalë për përshtatjen e dramës britanike nga autorja Gillian Flynn, e cila e ka shkruar edhe “Gone Girl”.

Cusack do të shfaqet në rolin e dr. Kevin Christie, personit karizmatik, teknikisht të arrirë, me një mendje bioteknologjike gjeniale dhe një këndvështrim filantropik për botën. Christie dëshiron në mënyrë altruistike ta ndryshojë botën përmes shkencës.

Image

Seria “Utopia” bën fjalë për një grup të të rinjve që takohen përmes internetit, dhe të cilin e ndjek në mënyrë të pamëshirshme një organizatë e dyshimtë qeveritare, pasi që fusin në dorë romanin pothuajse mistik dhe grafik nga nëntoka. Brenda këtyre faqeve kozmike ata i zbulojnë teoritë e konspiracionit të cilat në fakt mund të jenë të vërteta dhe përfundojnë në një pozitë të rrezikshme, unike dhe ironike të shpëtimit të botës, shkruan KOHA Ditore.

Kjo seri do të jetë roli i parë i vërtetë i Cusack në një seri televizive. Edhe pse e ka një karrierë të pasur filmike, seritë kurrë nuk kanë qenë pjesë e opusit të Cusackut.

Ende nuk e kemi ndonjë datë zyrtare të shfaqjes, por seria thuhet se do të dalë këtë vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme