Johnny Depp kërkoi falje për batutën në të cilën pyeste publikun e festivalit të “Glastonbury” se kur ishte hera e fundit që një aktor kishte vrarë një president të SHBA-së.
Fjalët i referoheshin John Wilkes Booth, i cili vrau presidentin Lincoln dhe batuta nënvizonte vlerësimin e pakët kundrejt Donald Trump.
“Shtëpia e Bardhë” reagoi duke deklaruar se presidenti Trump dënoi dhunën në të gjitha format. “Batuta nuk erdhi ashtu siç unë doja dhe nuk kishte asnjë forme ligësie. Po përpiqesha që të argëtoja publikun, jo që të lëndoja dikë” – u shpreh aktori i famshëm.