Nëse shpresonit që të bleni një nga pesë shtëpitë luksoze të Johnny Depp në qendër të Los Anxhelos, jeni pa fat.
Kjo pasi që, pas një muaji në treg, Depp ka arritur ta shes atë për 2.545 milionë dollarë, ka konfirmuar Nick Segal i Partners Trust për Mansion Global.
Ajo ka dy dhoma gjumi, tre banja, një kuzhinë dhe një tarracë private me pamje nga qyteti. Wall Street Journal njoftoi se aktori fillimisht kërkoi një çmim prej $ 12.78 milion për të.
Është e paqartë nëse Depp, 53 vjeçar i ka listuar si prona të tij ato që posedon pas divorcit nga aktorja Amber Heard.
Në mesin e pasurisë së tij, ai gjithashtu listoi kompleksin e tij me 15 dhoma gjumi në jug të Francës për një vlerë prej 55 milionë dollarësh.
Muajin e kaluar, çifti arriti një marrëveshje duke njoftuar se do të dhurojë pasuri prej 7 milion dollarësh për bamirësi.