Në qytetin e lindjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Kryvyi Rih, u shfaq një mural i kryeministrit në largim të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
Artistja që e bëri muralin tha se kjo vepër i kushtohej atij për shkak të angazhimit ndaj Ukrainës.
Korrespondenti i Guardian, Luke Harding, derisa po raportonte në këtë rajon e pa atë duke e përfunduar muralin dhe ia bëri disa pyetje, transmeton Gazeta Express.
Fillimisht, ajo tha se Johnson ishte “cool” dhe se ishte mirënjohëse ndaj Johnsonit për mbështetjen e Ukrainës dhe dhënien e armëve.