Brad Pitt dhe Angelina Jolie vazhdojnë betejën legale për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre.
20 muaj pas kërkesës së Jolies për divorc, aktorët nuk po arrijnë të bien dakord rreth kujdestarisë së fëmijëve.
I nervozuar për shkak të limitacioneve që aktorja ia ka dhënë atij për të i parë fëmijët e tij, Brad Pitt i është drejtuar gjykatës.
Çifti e ka mbajtur një lidhje 12 vjeçare që nga koha e filmit “Mr. dhe Mrs. Smith” në vitin 2004, kur aktori ende ishte i martuar me Jennifer Aniston nga e cila është divorcuar në vitin 2005.
Pitt dhe Jolie janë martuar në vitin 2014 pasi që fëmijet e tyre ua kanë kërkuar këtë, por më vonë kanë deklaruar se do të ndahen.