Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj shijojnë pushimet së bashku

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Jonida Maliqi, që një kohë të gjatë përflitet për një romancë të mundshme dashurie me prezantuesin Romeo Veshaj.

Të ndarë e të bashkuar, dyshja e famshme u komentuan tejet shumë në rrjetet sociale dhe mediat shqiptare gjithandej.

Megjithatë, duket se të njëjtit së fundmi kanë nisur pushimet së bashku në Mal të Zi teksa shfaqen mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Kështu të paktën kanë treguar me anë të disa postimeve që kanë ndarë në rrjetet sociale.

Pas disa ditësh qëndrimi në jug të Shqipërisë, çifti si destinacion të dytë të pushimeve zgjodhën ‘Porto Montenegro’.

Gjatë kësaj kohe, komentet dhe reagimet e ndjekësve ishin nga më të ndryshmet duke marrë parasysh që Romeo dhe Jonida nuk e kanë konfirmuar akoma mirë lidhjen e tyre. 

Të ngjashme