Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Jonida Maliqi, duket se i ka dhënë fund lidhjes së saj me aktorin e humorit, Romeo Veshaj.
Dyshja mesa duket i kanë ndarë rrugët në qetësit, teksa kanë larguar thuajse çdo postim të përbashkët në rrjetet sociale.
Burimet e emisionit “Prive” kanë mësuar se Jonida dhe Romeo tashmë zyrtarisht nuk janë në lidhje, por që mes tyre ekziston një raport miqësor që mund të rezultojë me ndonjë përshëndetje gjatë një takimi rastësor në rrugë.
Ish-çifti thuhet se ka përmbyllur historinë e përbashkët në muajin nëntor të vitit 2020.
Arsyet e ndarjes mbeten koifidenciale nga vet çifti, por besohet se bëhet fjalë për një ezaurim të historisë që nuk mund të shtyhej më tej si e tillë.
Jonida përndryshe përveçse këngëtare, është edhe një sipërmarrëse e suksesshme.
Ajo posedon një butik në Tiranë, ndërsa prej kohësh po drejton edhe një emision të quajtur “Jonida’s Room”, që transmetohet në Vizion Plus.
Maliqi përndryshe ka qenë e martuar për 17 vite me Gent Prizreni, ku fryt i asaj martese është djali i saj, Dani.