Prezantuesja shqiptare, Jonida Vokshi dhe aktori nga Kosova, Besnik Krapi, sot (e enjte) janë bërë prindër për herë të parë.
Këtë e ka bërë të ditur vet aktori Krapi, i cili ka shpërndarë lajmin për publikun në llogarinë e tij personale, Instagram.
Ai po ashtu tregon se vajza dhe bashkëshortja e tij, Jonida janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Zoti më ka takuar me një çikë shumë të bukur sot. Më ka marrë gjithë zemrën. Emrin e ka Emi. Në fillim ka qajtur shumë, poget kur e kuptoi kush jam dhe si dukem, por menjëherë jemi bërë shokë”.
“Emi dhe nana e saj e bukur Jonida, që unë e dua fort janë shëndoshë e mirë. Ju duam shumë të gjithëve dhe faleminderit për kujdesin. Shoqes time të ngushtë, Zotia ia dhashtë shëndetin, lumturinë dhe durimin. Neve na bëftë prindër krenarë. Vendi i vet u krenoftë me të”, ka shkruar mes tjerash ai.
Ndryshe, Jonida dhe Besniku u martuan gjatë vitit të kaluar dhe tani jetojnë mes Kosovës e Shqipërisë.