Jorginho ka folur sërish për “Topin e Artë”.
Mesfushori i Chelsea e ka mendjen te trofeu individual dhe ëndërron që ta fitojë atë, por fillimisht duhet të mposhtë më të mirët si Messi, Lewa, Benzema, Mbappe etj.
Në një intervistë për ‘Telegraph’, Jorginho e pranoi se mendja i ri te Topi i Artë.
“Të gjithë po më thonë se e meritoj Topin e Artë, është e vështirë që të mos mendosh për atë”, deklaroi lojtari.
Kanë mbetur rreth 30 orë deri te mbyllja e votimeve për më të mirin për vitin 2021, me Messin që është kandidati numër një, bashkë me Lewandowskin e Benzeman.