Jori Delli është kthyer në një nga personazhet e tepër të njohur dhe të komentuar në showbiz.
Pjesëmarrja e saj në “Big Brother VIP”, karakteri i saj i çiltër e ka bërë akoma më të njohur dhe të dashur për publikun.
Së fundmi ajo ka ndarë një periudhë tepër të vështirë të jetës së saj.
Gjatë një bisede me Dea Mishel, Jori ka rrëfyer arsyen e ndarjes nga i dashuri i saj.
Ajo tha se gjatë kohës së pandemisë, ai i kërkonte që të rrinin gjithë kohës bashkë, gjë që ajo e kishte refuzuar.
“E shikoja pothuajse çdo ditë, e merrja dhe në telefon. Donte gjithë kohës se ishte vetëm. Donte të bashkëjetonte, por i thashë jo:.
“Gjatë Covidit më stresonte, më thoshte ‘t’i sma var’. Isha normale, sepse po studioja. Ka njerëz në Covid që bëjnë atë gjë, unë kisha për të studiuar. Ishte bërë psikopat mi, më thoshte: ‘ti s’më do më’”.
“Unë i thosha: ‘Më fal, kur nuk ishte Covid, ne takoheshim në të njëjtat orare, këto gjëra bënim’. Donte që të rrija gjithë ditën me atë. Se ai nuk punonte. Jam e çuditshme, një ditë dua të rri 24 orë me atë, një ditë dua të rri vetëm”, ka treguar ajo.