Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, e ka komentuar ndeshjen e Superkupës së Kosovës, të cilën ekipi i tij e humbi me rezultat 1:2 nga Drita.
Trajneri shqiptar është shprehur se Bardhekaltërve iu kushtuan disa gabime individuale, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se skuadra e tij duhej të ishte më e kujdesshëm në qarkullimin e topit dhe shpërdoroi shumë raste, sidomos në pjesën e parë.
“Një skuadër nuk mund të mbajë të njëjtin ritëm gjatë gjithë lojës. Ne duhet të kishim qenë sa më efikas në pjesën e parë, megjithatë pjesën e parë e mbyllëm me avantazh. Nuk do të thotë që të gjitha rastet të konkretizohen në gola, normalisht që ne kërkojmë më shumë”.
“Në pjesën e dytë, Drita e ngriti luftën në territoret ku ne humbën disa luftime. Ne humbën disa pasime shumë të thjeshta, ku kishim edhe topin në zotërim dhe nëpërmjet këtyre pasime të thjeshta që ne humbën Drita në dy herë që erdhi në golin tonë na goditi”, tha Josa.