Lëndimi i mistershëm i Hazardit, humb edhe Superkupën e Spanjës

Prishtinë | 28 Dhj 2019 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Sezoni i parë te Real Madridi po kthehet në një ankth për Eden Hazardin.

Pas dëmtimit që pësoi që në fillimin e kampionatit dhe rikthimit pa lënë shumë shenjë në fushën e lojës, Hazard u dëmtua sërish në sfidën e muajit nëntor ndaj PSG në Champions League.

U duke dëmtim i lehtë dhe u raportua se do të mungojë 2-3 javë, por ai vazhdon të qëndrojë jashtë fushave të lojës prej shumë ditësh tashmë duke humbur edhe El Clasicon e 18 dhjetorit ndaj Barcelonës.

Rikthimi i tij pritej në fillim të vitit të ri 2020, por duke iu referuar asaj çfarë shkruan “MundoDeportivo”, Hazard do të humbasë edhe ‘Final Four’ e Superkupës që do të zhvillohet në Arabinë Saudite nga data 8 deri në 12 janar dhe në të cilën do të marrin pjesë Barcelona, Atletico Madrid, Valencia dhe pikërisht Real Madridi.

Në gjysmëfinale, Reali do të ketë punë me Valencian, kurse Barcelona me Atletico Madridin, çka do të thotë se në ditët e para të janarit, mund të kemi një tjetër ‘El Clasico’, por edhe në këtë s’do të luajë Hazard.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme