Jose Mourinho pranon dështimin

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 15:17 | Nga

Golat nga Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez ndaj Swansea City, shënuan fitoren e katërt radhazi të United, një rezultat që i çon ata në avantazhin e dy pikëve ndaj ndjekësve të vendit të tretë, Liverpool dhe me shumë gjasa United do ta mbyllë sezonin si skuadra e dytë pas triumfuesve të Manchester City-t.

Tekniku i Manchester United, Jose Mourinho, iu kundërpërgjigj kritikave drejtuar skuadrës së tij, duke argumentuar se Man.United meriton vendin e dytë në klasifikimin e Premier League.

Taktikat e Mourinhos kanë marrë shumë kritika përgjatë gjithë sezonit, me disa që mendojnë se Liverpool apo Tottenham janë ekipe më të mira se “Djajtë e Kuq”.

Gjithsesi, Mourinho i kundërshton këto zëra në vigjilje të derbit me City-n, që zhvillohet vikendin e ardhshëm në “Etihad Stadium”.

“Manchester City nuk ka rëndësi për mua. Çfarë ka rëndësi është vazhdimësia që kemi treguar këtë edicion. Që nga momenti që humbëm vendin e parë, Manchester United ka qenë konstant dhe ka ruajtur vendin e dytë gjithë sezonin dhe meritojmë ta mbyllim të dytët. Kemi më shumë pikë se ndjekësit dhe jemi shumë më të mirë se sa ata. Kjo është çështja!”, tha Mourinho. Me një fitore të mundshme ndaj “Djajve të Kuq”, ekipi i Guardiolas do ta siguronte titullin e Premier League.

Portugezi Mourinho e mbyll fjalën e tij me premtimin se United do të japë maksimumin në këto 7 ndeshje të mbetura, për ta mbyllur sezonin në vendin e dytë të klasifikimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme