Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, iu bashkua thirrjeve të hënën për një pauzë humanitare në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit për të lejuar më shumë furnizime me ndihma në Gazë.
“Tani gjëja më e rëndësishme është që mbështetja humanitare të shkojë në Gaza” raporton Reuters se Borrell tha për mediat, teksa mbërriti për një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg. Borrell tha se ministrat do të diskutojnë thirrjen për një pauzë.
“Personalisht, mendoj se nevojitet një pauzë humanitare për të lejuar që mbështetja humanitare të hyjë dhe të shpërndahet”, tha Borrell