Joseph i përgjigjet Grenellit, marrëveshjet e bazuara në territore s’funksionojnë

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 00:15 | Nga Ekonomia Online

Profesori amerikan, Edward Joseph, i cili ka thënë për Zërin e Amerikës se në Uashington të Shteteve të Bashkuara po diskutohet ideja për ndarjen e Kosovës, ka nxitur reagimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

Grenell i cili është i përzgjedhuri i Shtëpisë së Bardhë për ta ndihmuar dialogun Kosovë-Serbi, në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se në prezencën e tij asnjëherë nuk është diskutuar për një gjë të tillë, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo nuk ka vonuar shumë dhe Joseph i është kundërpërgjigjur Grenellit duke thënë se marrëveshjet mbi baza territoriale nuk funksionojnë.

“Kjo është ajo që kemi mësuar. Marrëveshjet e Ballkanit të bazuara në të drejta si ajo e Prespës dhe Ohrit funksionojnë; ato të bazuara në territore si e Dejtonit nuk funksionojnë. Kosova dhe Serbia mund ta arrijnë një marrëveshje që funksionon. Vetëm se nevojitet lidership”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme