Të shtunën duke filluar nga ora 22:00, do të nis dueli mes Anthony Joshua kundër rusit Alexander Povetkin, shkruan Klan Kosova.
Dueli i së shtunës do të jetë shumë i flaktë për shkak se dy boskierët kanë statistika marramendëse, kjo pasi 28 vjeçari Joshua ka 21 duele, 21 të fituara dhe 20 prej tyre me KO.
Kurse rusi Povetkin, 38 vjeçar, ka më shumë eksperiencë pasi ka 35 duele, 34 fitore, 24 prej tyre i ka me KO dhe ka vetëm një humbje në karrierën e tij .
Joshua do të tenoj të mbrojë titujt IBF, WBA, IBO dhe WBO kurse Povetkin dëshiron t’ia rrëmbejë ata në Wembley të shtunën.