Kryetari i Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka deklaruar sot se të gjithë deputetët serbë duhet t’i përgjigjen ftesës në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë ku do të diskutohet për Kosovën.
Sipas Jovanoviq kjo duhet të ndodhë pavarësisht nëse ata kanë marrë vendim që t’i bojkotojnë institucionet serbe apo jo pasi nuk është koha që të tregohet bindje ndaj partisë.
”Shpresojmë që në këtë takim debati do të hapet për nevoja të kësaj shoqërie, ku pikëpamjet e qeverisë dhe qëndrimet e opozitës do të dëgjohen në mënyrë të barabartë”, ka thënë Jovanoviq.
Ai vuri në dukje se Parlamenti i Serbisë është vendi i duhur ku duhet të diskutohet për Kosovën.
Çedomir Jovanoviq ka pohuar po ashtu se çështja e Kosovës nuk është vetëm çështja e brendshme e Serbisë, por pyetja mbi të cilën varet e ardhmja e të gjithë rajonit.
Jovanoviq thekson se një seancë speciale për Kosovën është një mundësi për të biseduar me njëri-tjetrin në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme dhe se Serbia po përballet me sfida serioze dhe duhet të mbajë normalitetin në shoqëri.