“Ju dua” – Kurti me video thirrje: Dil dhe voto mos e le për moment të fundit

Prishtinë | 28 Dhj 2025 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Më pak se dy orë e gjysmë para mbylljes së vendvotimeve, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, duke theksuar se pjesëmarrja sa më e gjerë në zgjedhje rrit legjitimitetin e institucioneve të ardhshme të vendit.

Kurti ka vlerësuar se dita e sotme është vendimtare për përcaktimin e drejtimit të vendit për katër vitet e ardhshme, duke theksuar rolin individual të çdo qytetari në procesin demokratik.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që, përveç votimit personal, të inkurajojnë edhe familjarët dhe miqtë që të dalin në votim, në mënyrë që të bëhen pjesë aktive e demokracisë dhe vendimmarrjes.

“Janë më pak se dy orë e gjysmë nga koha kur do të mbyllën vendvotimet. Sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit. Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme. Prandaj, dilni dhe votoni, ftoni të gjithë miqtë, familjarët të dalin e të votojnë dhe në këtë mënyrë të bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës.
Dil dhe voto. Mos e le pa dalë. Mos e le për moment të fundit. Ju dua”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme