Ekonomia Online
FUNDIT

“Ju kërkoj falje të gjithëve”, Shefat Isufi kërkon falje pas humbjes

“Ju kërkoj falje të gjithëve”, Shefat Isufi kërkon falje pas humbjes

Boksieri shqiptar, Shefat Isufi pësoi sonte humbje në mbrëmjen e boksit, të zhvilluar në Mynih të Gjermanisë. Ai u mposht me “knock-out” nga kundërshtari letonez, Ralfs Vilkans. Pas disfatës, Isufi u kërkoi falje përkrahësve të tij për përformancën e sontme. Isufi tha se ndodhë ndonjëherë të mos japë 100 për qindëshin e tij dhe se […]

Boksieri shqiptar, Shefat Isufi pësoi sonte humbje në mbrëmjen e boksit, të zhvilluar në Mynih të Gjermanisë.

Ai u mposht me “knock-out” nga kundërshtari letonez, Ralfs Vilkans.

Pas disfatës, Isufi u kërkoi falje përkrahësve të tij për përformancën e sontme.

Isufi tha se ndodhë ndonjëherë të mos japë 100 për qindëshin e tij dhe se e tillë është loja.

“Ju kërkoj falje të gjithëve për humbjen, ky është sporti i boksit. Shpresoj që të rikthehem me fitore…” tha Isufi.

Kujtojmë se pas pak do të fillojë një tjetër meç me protganistin shqiptar Jurgen Uldedaj, i cili pritet të rrahet me Damir Belio nga Bosnja.

Të ngjashme