Julia Roberts hap dyqan për refugjatët në Londër

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Aktorja amerikane ka hapur një dyqan në qendër të Londrës, i cili do të vjen në ndihmë të njerëzve me nevojë.

Në fakt, çdo kush mund të blenë ushqim, veshmbathje si dhe pajisje shkollore për refugjatët në botë.

“Choose Love”, që udhëhiqet nga organizata “Help Refugees” u hap në Carnaby të kryeqytetit britanik.

“‘Help Refuges’ do të mbledh të gjitha paratë dhe do t’iu ndajnë refugjatëve – pasi hapësira e dyqanit ishte dhënë pa pagesë dhe stafi ishte vullnetarë”, tha Josie Naughton, shefe ekzekutive e organizatës, raporton Reuters.

Aktorja e njohur Roberts ka ndihmuar këtë organizatë duke veshur fanellën “Choose Love” e duke e përkrahur iniciativën në rrjete sociale.

Ndryshe, ky është dyqani i parë nga një zinxhirë që pritet të vazhdojë të martën në New York me pikën e dytë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme