Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha sot se nuk dëshiron që Katalonia të bëhet e pavarur, pasi kjo do të nxiste rajonet e tjera të bënin të njëjtën gjë, kështu që menaxhimi i BE do të bëhej shumë i komplikuar.
“Nëse lejojmë që Katalonia të ndahet, të tjerët do të bëjnë të njëjtën gjë. Nuk e dëshiroj këtë gjë ” tha Junker në një fjalim në Universitetin e Luksemburgut, raporton Reuters.