Jurgen Klopp ka gati listën: 6 futbollistë pritet të largohen, në mesin e tyre edhe Shaqiri

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, besohet se ka gati listën prej gjashtë futbollistëve të cilët do largohen gjatë afatit kalimtar të verës.

Kampioni në fuqi europian është shumë afër titullit në Premier Ligë, teksa tashmë kanë filluar të mendojnë edhe për përforcimin e skuadrës.

Mirëpo, fillimisht nga ‘Anfield’ do largohen së paku gjashtë futbollistë gjatë afatit kalimtar veror, për t’i hapur rrugë transferimeve të reja.

Sipas ‘Daily Express’, futbollistët që pritet të largohen janë Xherdan Shaqiri, Adam Lallana, Harry Wilson, Marko Grujic, Divock Origi e Dejan Lovren.

Gjithashtu thuhet se listës mund t’i bashkohet edhe Naby Keita, nëse Liverpooli arrin marrëveshje me ndonjë tjetër mesfushor

Të ngjashme