Justin Bieber thuhet se po kërkon trajtim për depresion.
Sipas “People”, 24-vjeçari po ndjek seanca këshillimi dhe është “shumë i fokusuar në shëndetin e tij mendor”.
Një burim i brendshëm tha se Justin po ndjek seanca që përmbajnë komponentë shpirtërorë dhe shekullarë fetare, ndërsa trajtimi është “i dhimbshëm” për yllin e hitit Sorry.
“Ai ndihet shumë optimist që po i zbulon disa çështje rrënjësore, dhe të gjithë janë optimistë se kjo do të ndihmojë që ai ta kuptojë kapitullin e tij të ardhshëm”, vazhdoi burimi i brendshëm. “Ai do të jetë baba një ditë dhe e di se kjo mund të ndodhë së shpejti”.
Justin, i cili u martua me modelisten Hailey Baldwin në shtator, me sa duket dëshiron të sigurohet që “është stabilizuar” para se ta krijojë familjen me gruan e tij 22-vjeçare.
Dhe pavarësisht se është i lumtur dhe i kënaqur në martesën e tij, superylli kanadez i popit ka qenë “pa disponim dhe i lodhur” gjatë javëve të fundit, dhe po ballafaqohet me aspektet negative të famës, duke përfshirë edhe fotografimet pa leje nga fotografët.
Në një intervistë të përbashkët me Hailey për “Vogue”, Justin foli për shëndetin e tij mendor dhe shpjegoi se arritja e famës si adoleshent i ri e preku atë më vonë në jetë.
“Fillova ta ndieja veten shumë. ‘Njerëzit më duan, unë jam njëshi,’ kjo është sinqerisht ajo që e mendoja. U bëra shumë arrogant dhe kryelartë. Po bartja syze brenda”, tha ai për revistën e modës.
Ai gjithashtu e pranoi se kishte probleme me abuzim të ilaçeve dhe se kishte “problem me seksin”.
“Bëja gjëra nga të cilat u turpërova shumë, isha super-i-shthurur seksualisht, dhe mendoj se e kam përdorur Xanaxin, sepse kam qenë shumë i turpëruar”, tha ai.